Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Vlorës. Një 17-vjeçare ka denoncuar babanë e saj për përdhunim, ndërsa ishte në muajin e gjashtë të shtatzënisë, por është detyruar që të abortojë për shkak të deformimit të fetusit.
17-vjeçarja me inicialet Xh. C. së bashku me tezen e saj kanë denoncuar në Drejtorinë e Policisë së Vlorës babanë duke e akuzuar për përdhunimin, ndërsa 41-vjeçari me inicialet V.C. është shpallur në kërkim.
Aktualisht 17-vjeçarja ndodhet në spitalin e Vlorës nën mbikëqyrjen e mjekëve, pasi gjendja shëndetësore ende nuk është stabilizuar pas abortit për shkak të komplikacioneve.
Nëna e 17-vjeçares shprehet se vajza nuk ndodhet në gjendje të mirë, ndërsa përsa i përket denoncimit, ajo deklaron se nuk dyshon aspak te bashkëshorti i saj, pasi sipas saj, vajza i ka dhënë tre emra të tjerë.