Ora News – E mitura abort në muajin e gjashtë, akuzon babain dhe dy persona të tjerë

2016-11-05 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një 17 vjeçare nga Vlora ka denoncuar në polici të atin për abuzim seksual. E mitura ka kryer abort në muajin e 6 të shtatzënisë pasi mjekët kanë arritur në përfundimin se foshnja kishte deformime. 41-vjeçari që dyshohet se ka përdhuar vajzën e tij, është shpallur në kërkim nga policia.
Zbardhen detaje të reja të cilat e bëjnë dhe më të rëndë rastin e miturës në Vlorë e cila denoncoi sot babain e saj për abuzim seksual.(në foto: nëna e vajzës)
Mësohet se 17-vjeçarja Xh. Cinaj ka kryer abort në muajin e 6 të shtatëzanisë për shkak se mjekët i kanë konfirmuar se fëmija është me probleme.
Ajo akuzon të atin V.Cinaj, i shpallur në kërkim nga policia, si babain e foshnjes.
Vetë adoleshentja ndodhet e shtruar në spitalin rajonal të Vlorës në gjendje të rënduar psikologjike nën kujdesin e mjekëve dhe të psikologut.
Situata e saj paraqitet shumë konfuze, pasi e mitura mësohet se sot ka përfolur edhe dy persona të tjerë krahas të atit, të dyshuar për abuzim seksual me të .

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/e-mitura-abort-ne-muajin-e-gjashte-akuzon-babain-dhe-dy-persona-te-tjere/

Free Traffic Exchange