http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me synimin për të larguar xhihadistët e Shtetit Islamik nga Mosuli, forcat irakiane i përqendruan luftimet në qytetin Hamma al Alil ne jug të tij. Ato janë mbështetur edhe nga sulmet ajrore. Përpjekjet pë të marrë qytetin vlerësohen domethënëse, pasi shtohet presioni ndaj militantëve te ISIS. Një ditë më parë agjencia e OKB për refugjatët dha alarmin, pasi xhihadistët po u kërkojnë banorëve të qytetit të dorëzojnë djemtë 9-vjeçarë për të luftuar për ta. Njësi ushtarake irakiane po përpiqen të forcojnë praninë edhe në lindje të Mosulit, pas rezistencës se fortë që hasën një ditë më parë. Dy lagje janë nën kontrollin e trupave irakiane, por ka ende zona që mbahen nga xhihadistët. Përparimi ka qenë i ngadaltë, pasi po tregohet kujdes për të minimizuar numrin e viktimave në radhët e civilëve. ISIS po përballet edhe me sulmet nga forcat turke në zonën e kufirit me Sirinë. Ushtria ka sulmuar 71 objektiva gjate 24 orëve te fundit. Edhe forcat e koalicionit kane kryer sulme ajrore në veri të Sirisë.