SHKODER-Regjimi komunist u mori jetën, por jo dinjitetin. 38 klerikët katolikë sot u lumnuan nga Vatikani, me urdhër të vetë Papa Franceskut, me kërkesë të Kishës Katolike shqiptare. Ky është nderimi më i madh që i bëhet një kleriku katolik nga Vatikani.
Mesha Shenjtë e Kremtimit Liturgjiku celebrua në Katedralen ?Shën Shtjefni? në Shkodër, kurse ceremonia nisi në orën 10.00. Ky celebrim u udhëhoq nga Hirësia e Tij Kardinali i Kongregatës për Çështjen e Shenjtërve Angelo Amato.