http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kur vetëm 4 dite na ndajnë nga publikimi i progres raportit, kreu i LSI Ilir Meta, ka besim se Komisioni Europian do te rekomandoje hapjen e negociatave. Ndërsa ka shpërndare 600 karta te reja anëtarësie te rinjve qe i jane bashkuar partisë qe ai drejton, nga Berati, Meta ka theksuar edhe rolin pozitiv qe kjo parti ka luajtur ne procesin e integrimit.
?Ne presim javën e ardhshme një rekomandim pozitiv nga Komisioni Europian për çeljen negociatave midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Padyshim që roli i lëvizjes socialiste për integrim ka qenë kyç për realizimin e shumë reforma në vend dhe në mënyrë të veçantë për arritjen e konsensusit për reformën kryesore, atë të drejtësisë?.
Ky takim i Ilir Meta vjen vetëm nje dite para se anëtarësia e LSI te votoje per kryetarin e saj mes 3 kandidateve; Ilir Metes, Shezai Rrokajt dhe Përparim Spahiut; nje gare ku nuk priten surpriza por thjesht rikonfirmimi i kreut aktual Meta.