Report TV - Hetim lidhjeve të gjyqtarëve me kriminelët që nuk jetojnë

2016-11-05 0

Nëse Komisioni i Venecias dhe Gjykata Kushtetuese do të konfirmojnë ligjshmërinë e ligjit të Vetingut, sikundër ka sinjalizuar me anë të disa deklaratave të ditëve të fundit, ambasadori amerikan Donald Lu, ditë të vështira do t?a presin armatën e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Edhe pse procesi i zbatimit të ligjit të Vetingut ka ?ngrirë? nga Gjykata Kushtetuese, Drejtoria për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar, ka hartuar një udhëzim për kontrollin e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve. Udhëzimi mbështetet në Kushtetutën e re dhe ligjin e Vetingut, por detajon mënyrën e kontrollit të njerëzve të drejtësisë. Udhëzimin do të zbatohet vetëm nëse gjykata konfirmon rolin e DSIK në procesin e Vetingut. Konkretisht, në udhëzimin e DSIK, parashikohet që, gjyqtari dhe prokurori do të konsiderohet i përfshirë në krim të organizuar edhe në rastet kur personi, me të cilin ka pasur kontakte, nuk jeton më. Pika tre e udhëzimit e parashikon që personi konsiderohet i përfshirë në krimin e organizuar edhe kur procedimi penal i filluar ndaj tij pushohet nga organi procedues për shkak të vdekjes, ose sepse nuk mund të merret si i pandehur dhe nuk mund të dënohet si dhe kur deklarohet i pafajshëm nga gjykata pasi vepra penale është kryer nga një person, që nuk mund të akuzohet ose dënohet. Po ashtu, person i përfshirë në krimin e organizuar? është çdo person që është dënuar ose proceduar penalisht, brenda ose jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për një nga veprat e parashikuara në ligj, me përjashtim të rastit kur është deklaruar i pafajshëm me vendim gjyqësor të formës së prerë.