Policia “bën autokritikë” - News, Lajme - Vizion Plus

2016-11-04 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përplasja e policisë me tifozerinë e ekipit të Partizanit gjatë ndeshjes me Skënderbeun në ?Elbasan Arena?, duket se do te kthehet në një mësim për t?u mos përsëritur më. Prej disa ditësh efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë po trajnohen në këtë stadium për raste të tjera të ngjashme pasi veprimi i tyre gjatë ndeshjes rezultoi i gabuar. Nga analiza e zhvilluar e ekspertëve e të policisë dhe shërbimit të çështjeve të brendshme, doli se megjithëse u shmang futja e tifozëve në fushë, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë shkelur procedurat standarde në aspektin teknik. Burime pranë uniformave blu thanë se ndërhyrja e forcave speciale, nuk duhej të bëhej vertikalisht nga poshtë lart, pasi në këtë mënyrë rrezikohej dhe vetë jeta e efektivëve. Në ndërhyrje të tilla veprohet nëpërmjet tribunave ku qëndron tifozeria kjo dhe për të përçarë grumbullimet e paligjshme. Deri më tani, ende nuk dihet nëse janë marra masa për efektivë të veçantë apo grupin komandues të FNSH-së, ndërsa nga raporti përfundimtar pritet të nisin dhe procedime disiplinore. Një ditë më parë, kreu i rendit dhe sigurisë publike në policinë e shtetit, Gjovalin Loka, tha se edhe pse nuk është policia ajo që duhet të sigurojë mbarëvajtjen e ndeshjeve sërish urdhri i Ministrit të Brendshëm dhe atij të Sporteve, vazhdon të mos respektohet nga Federata e Futbollit.

Free Traffic Exchange