Ora News - Durrës, dialog publik për integrimin social-ekonomik të komunitetit rom

2016-11-04 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ka nisur nga Durrësi, dialogu publik për integrimin social dhe ekonomik të komunitetit rom dhe egjiptian. Ministri i Mirëqënies Sociale Blendi Klosi kërkoi më shumë politika sociale nga bashkia e Durrësit. Ndërkohë kryebashkiaku theksoi se për nevojat e këtij komuniteti është menduar në buxhetin e vitit të ardhshëm.
Rekomandimet e BE për komunitetin rome dhe egjyptian i kanë vënë detyrë njësive vendore, integrimin e tyre në jetën publike sociale dhe ekonomike. Dialogu publik ka nisur nga bashkia e Durresit, ku ministri Blendi Klosi pohoi se jane akorduar 107 milionë lekë nga Ministria e Zhvillimit Urban për rikonstruksionin e banesave rome dhe egjyptiane në 10 bashki te vendit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/durres-dialog-publik-per-integrimin-social-ekonomik-te-komunitetit-rom/