Report TV - Rritet numri i gjobave, Hasrama: Qëllim ndërgjegjësimi i shoferëve

2016-11-04 1

Në muajin tetor Policia e Tiranës ka vendosur rreth 2300 gjoba më shumë në krahasim me muajin shtator. Në një intervistë për Report TV Shefi i Komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë Ervin Hasmeta tregon se ka një rritje të masave administrative, por sipas tij qëllimi është ndërgjegjësimi i qytetarëve për të respektuar rregullat e qarkullimit rrugor dhe jo gjobitja e tyre.

Po për çfarë gjobiten shoferët në Tiranë? Ervin Hasmeta thotë se janë vendosur 2264 gjoba vetëm për telefonin, ndërkohë që ka një ulje të gjobave për rripin e sigurimit.