OSBE: Reforma në drejtësi s’bëhet vetëm me mbledhje komisionesh

2016-11-04 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nga Korca, ambasadori i OSBE, deklaroi se reforma në drejtësi nuk bëhet vetëm duke mbledhur komisione nga Tirana. Si model, Bernd Borshardt përmendi projektin pilot të gjykatëve në qytetin juglindor, ?Drejtësi pa vonesa.
Bernd Borshardt: Korça qyteti i një prej gjykatave pilot për ?Drejtësi pa vonesa? është shembulli se reforma në drejtësi nuk bëhet vetëm me komisione dhe dokumentacione në Tiranë; reforma bëhet edhe për jetën reale të qytetarëve realë, në vende reale. Që reforma në drejtësi të jetë efikase, ajo duhet të jetë gjithëpërfshirëse. Ligjet dhe strukturat po reformohen, por duhet të mos harrojmë se për zbatimin e tyre është e domosdoshme që të merren masa për rritjen e besimit të publikut te sistemi i drejtësisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/osbe-reforma-ne-drejtesi-sbehet-vetem-me-mbledhje-komisionesh/