Prej datës 21 nëntor të gjitha kërkesat për dokumente pronësore dhe biografike që gjenden në Arkivat e Shtetit do të kryhen në Postën Shqiptare.
Marrëveshja parashikon që aplikimi për këto dokumente do të kryhet në të gjitha pikat e autorizuara të Postës Shqiptare dhe përgjigja do t?u kthehet qytetarëve në të njëjtën pikë ku kanë aplikuar, 23 ditë pas aplikimit.
Marrëveshja mes Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave dhe Postës Shqiptare u nënshkrua sot në mjediset e Arkivit Qendror Shtetëror në Tiranë, nga drejtorët e përgjithshëm, Ardit Bido dhe Majlind Lazimi.