Rinis punën rafineria Ballshit - News, Lajme - Vizion Plus

2016-11-04 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
E cilësuar si një nga asetet më të rëndësishme në industrinë e naftës, Rafineria e Ballshit ka rifilluar punën me kapacitet të plotë. Kryeministri Rama, i shoqëruar nga Ministri i Energjetikës dhe Industrisë Damian Gjiknuri, inspektoi këtë të premte rafinerinë, pas kalimit të saj në administrimin e ri. Edi Rama: Ajo që gjetëm ne ishte faktikisht, një situatë e tmerrshme ku jo vetëm rafineria nuk punonte më, por edhe ju kishit kaluar muaj e muaj pa marrë asnjë cent. Në fakt këta shokët më treguan edhe përpëlitjet për të ushqyer familjen me lista nëpër dyqanet e zonës.Pasi u njoh me problemet e punëtoreve kryeministri tha se zgjidhja e problemit të tyre ishte kushti kryesor në tryezën e negociatave me drejtuesit e rinj.Kur ne kemi negociuar me këta investitorë, që dolën më të vendosurit dhe më seriozët për ta çuar këtë punë përpara, sepse kemi pasur gjithfarëlloj takimesh, gjithfarëlloj përpjekjesh, kushti ka qënë që ditën e parë, gjithë këtyre njerëzve siç ia premtova ju në takim, i duhen paguar rroga e prapambetur dhe duhen siguruar.Për ministrin e Gjiknuri riaktivizimi do të sjellë ngritje për ekonominë kombëtare, por edhe atë familjare.Damian Gjiknuri: Kjo rafineri ka një histori të dhimbshme, një privatizim të dështuar, një faliment të një kompanie private dhe lënia jashtë çdo lloj interesi, jashtë çdo lloj vëmendjeje të të gjithë njerëzve, të cilët e kishin lidhur fatin me këtë rafineri. Një nga sfidat që kishim si qeveri ishte rivënia në punë e përpunimit të naftës në vend, për arsye nga më të ndryshmet, por mbi të gjitha për punësimin e njerëzve dhe për ta mbajtur këtë aset strategjik që edhe Shqipëria, si shumë vende të tjera që kanë naftë, të ketë mundësi të prodhojë naftë.E shtrirë në 104 hektarë dhe me një histori të gjatë që prej ndërtimit në vitin 1978, rafineria prej mese një viti kishte mbyllur dyert si rezultat i falimentimit të kompanisë, pas një privatizimi të dështuar të bërë nga qeverisja e kaluar.