“Integrimi, Shqipëria ka bërë shumë” - News, Lajme - Vizion Plus

2016-11-04 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lufta kundër trafikut te drogës, korrupsionit e krimit te organizuar pritet te jene përcaktuese ne vendimin e Brukselit zyrtar per t?i dhënë ose jo dritën jeshile hapjes se negociatave me Shqipërinë. Nje fakt te tille e pranon ne nje interviste per Vizion Plus ambasadori francez ne Tirane, Bernard Fitusi, i cili thote se ka ikur koha e shprehjes shqiptare ?avash-avash?, pasi Shqiperia duhet te levize me shpejt. ?Siç e dini, pas disa ditësh, Komisioni Evropian do të miratojë një rekomandim për hapjen apo jo të negociatave. Unë nuk e di se si do të jetë ky rekomandim. A do të jetë pozitiv, pozitiv me kushte, apo negativ? Por vendimi merret nga kryetarët e shteteve dhe qeverive, të cilët do të mblidhen më 13 dhjetor. Unë mund t?ju them një gjë: sipas këndvështrimit të tyre, lufta kundër korrupsionit, lufta kundër krimit të organizuar, lufta kundër trafikut të drogës është një obsesion, nuk është një shqetësim i thjeshtë, është një obsesion. Së fundmi edhe kryeministri na informoi për rezultatet konkrete të arritura dhe mund t?ju them se ne jemi shumë të vëmendshëm. Për sa i përket luftës kundër krimit të organizuar dhe luftës kundër korrupsionit, luftës kundër trafikut të drogës, nëse flasim me një fjalor diplomatik, mund të themi se duhen bërë përmirësime. Unë mendoj se, nëse përdorim një shprehje të gjuhës shqipe, nuk duhet të themi më ?avash avash?. Duhet të ecet më shpejt.?Sipas ambasadorit Fitusi, nuk ka me kohe për t?u humbur as per zbatimin e reformës ne drejtësi.?Unë e kam për zakon të mos i komentoj vendimet e gjykatave, sidomos kur këto vendime janë marrë nga instanca më e lartë e drejtësisë shqiptare. Unë thjesht konstatoj dy ose tre gjëra : ndryshimet kushtetuese janë miratuar unanimisht nga të gjithë deputetët shqiptarë, d.m.th, me unanimitetin e të gjithë popullit shqiptar. Së dyti, Gjykata Kushtetuese vendosi ti drejtohet edhe një herë Komisionit të Venecias, i cili ka marrë pjesë gjerësisht në hartimin e ndryshimeve kushtetuese mbi reformën në drejtësi. Shumë mirë! Besoj se Komisioni i Venecias do të mblidhet në datën 10 dhjetor dhe unë pres, dhe ky është një mesazh fare i thjeshtë, që pas 10 dhjetorit do të mund të zbatohet më në fund reforma kushtetuese në Shqipëri.? Kur përvjetori i pare i sulmeve terroriste te Parisit është vetem pak dite larg, diplomati francez thotë se Franca ende sot qëndron ne gatishmëri maksimale, ndërsa terrorizmi nuk duhet pare i lidhur as me fenë, e as me kushtet socio-ekonomike.