Report TV - Rafineria e Ballshit furnizon me avull serat, Rama: Bum bujqësor!

2016-11-04 1

Kryeministri Rama i shoqëruar nga Ministri i Energjetikës dhe Industrisë Damian Gjiknuri inspektoi rafinerinë e përpunimit të thellë të naftës në Ballsh pas kalimit të saj në administrim të ri.

Riaktivizimi i saj përbën një ngjarje pozitive për ekonominë kombëtare, por edhe atë familjare, pasi punëtorët e saj rifituan punën.

Kreu i qeverisë theksoi se zgjidhja e problemit të punëtorëve me pagat e prapambetura ishte kushti kryesor për kompaninë e re që e mori në administrim.

?Ajo që gjetëm ne ishte faktikisht, një situatë e tmerrshme ku jo vetëm rafineria nuk punonte më, por edhe ju kishit kaluar muaj e muaj pa marrë asnjë cent.

Free Traffic Exchange