Ora News – Tiranë, kapen me 11 kallëpë tritoli, arrestohen dy persona

2016-11-03 6

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Tiranës pasi u kapën me 11 kallëpë tritoli. Në kuadër të operacionit ?Dërgesa? u arrestuan shtetasit Ndue Bushati, 27 vjeç, banues në Mamurras dhe Maliq Lika, 24 vjeç, banues në Laç, i dënuar më parë për ?Vjedhje?.
?Policia ka konstatuar shtetasin Ndue Bushatin, i cili po lëvizte në këmbë dhe kishte një qese me vete. Lëvizjet e këtij shtetasi kanë qënë të dyshimta dhe pasi kanë bërë ndalimin e tij kanë konstatuar në brendësi të qeses 11 kallëpe me lëndë eksplozive dyshuar tritol me peshë 450 gramë.?
Tritoli ishte marrë nga Maliq Lika
?Nga marrja në pyetje ky shtetas, konfirmoi se lëndën e kishte marrë në aksin rrugor Fushë Krujë ? Laç, nga shtetasi Maliq Lika, i cili i kishte porositur ta dërgonte në Tiranë. Menjëherë janë nisur shërbimet të cilët bënë të mundur kapjen e këtij shtetasi, të cilit gjatë kontrollit i?u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 85 fishekë, model 56.?

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kapen-me-11-kallepe-tritoli-arrestohen-dy-persona/

Free Traffic Exchange