Ora News – Tahiri: Po, kanabisi është problem, ta zgjidhim

2016-11-03 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri nga foltorja e Kuvendit tha se problem i kultivimit të kanabisit është problem, dhe se ky problem duhet të zgjidhet. Duke iu drejtuar opozitës, Tahiri i bëri thirrje që të bashkohën në rast se e konsiderojnë si betejë të përbashkët, në rast të kundërt mos hedhin baltë mbi policinë.
Tahiri: Sot Shqipëria sigurisht nuk është ajo që duhet. Unë mirëkuptoj cilindo këtu prej jush që vjen këtu dhe akuzon në emër të çfarëdolloj gjëje. Këtë më së pari e dimë ne, e pranojmë ne, dhe e themi ne, por ky është produkti i vetëdijes sonë për të bërë një punë më të mirë për Shqipërinë sot dhe për brezat që do vijnë pas. E që të ndodhë kjo nuk mjafton që ju të vini këtu dhe të lëshoni një lum të tërë akuzash e llumi, baltosje e ofendimesh, sharje pa fund duke treguar më e pakta që jeni të verbër, më e shumta që s?keni kurrë kapacitetin për të bashkëpunuar, për ta bërë këtë vend më të sigurt e për ta bërë më të mirë.
Unë besoj që ka shumë ndër ju, një pjesë të mirë ndër ju në opozitë, dhe ndër ca të tjerë rioshë në opozitë, të cilët nuk lënë vend, nuk lënë shteg, nuk lënë tavolinë, nuk lënë ambasador, nuk lënë tryezë pa etiketuar Shqipërinë, qeverinë, shqiptarët si Kolumbi, Kanabistan, kolumbian e lloj-lloj epitetesh që na bëjnë me turp të gjithëve. Duke u përpjekur të deformoni një realitet për të cilin partnerët kanë sy, agjencitë ligjzbatuese partnere kanë sy, ata që ndihmojnë Shqipërinë kanë sy. Kjo ju bën me turp ju dhe jo ne. Kjo nuk bën me turp as Shqipërinë, as shqiptarët. Kjo ju bën me turp ju që jeni të gatshëm të shisni interesin madhor kombëtar, Shqipërinë dhe shqiptarët, vetëm për partinë tuaj, me iluzionin e verbër se mund të fitonit ca vota, apo ca pak mbështetje nga ndonjë partner i verbër dhe ai.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/tahiri-po-kanabisi-eshte-problem-ta-zgjidhim/