Ora News – Pas kritikave të Ramës, drejtorët e Bujqësisë takim me Panaritin

2016-11-03 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kritika publike e kryeministrit Rama nxiti krerët e drejtorisë së Bujqësisë që të kërkojnë një takim me ministrin Panariti dhe më tej edhe me kryeministrin Rama, për të vënë sic kanë thënë ata dinjitetin. Shqetësimi i tyre ishte i njëjtë për të gjithë. Numri i ulët burimesh njerëzore për një sektor në të cilin investohet çdo ditë dhe drejtori i bujqësisë në Lushnje ka fakte konkrete për t?iu përgjigjur shqetësimit të kryeministrit. A mjaftojnë vetëm 4 veterinerë për të mbajtur nën kontroll 29 mijë kokë gjedhë dhe 80 mijë kokë të imta.
Ministri i Bujqësisë ka kërkuar një projekt nga vetë drejtoritë për të parashikuar shtimin e numrit të stafit teknik dhe më tej për të kërkuar shtimin e buxhetit për vitin 2017.
Panariti: Drejtori ngriti një shqetësim që praktikisht mungesa e specialistëve veterinarë bëjnë që ngarkesa e që një specialist të ketë për të përballuar problemet e blektorisë të jetë e tillë që të jetë e pamundur që ai të mbulojë një numër të madh krerësh. Jam këtu për të diskutuar për nevojat që ju keni, për mbështetjen më të madhe me specialist, me staf në mënyrë që këto kërkesa tja paraqesim kryeministrin.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pas-kritikave-te-rames-drejtoret-e-bujqesise-takim-me-panaritin/