Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Turqia i ka kërkuar Shqipërisë përmes ambasadës që asnjë simbol kombëtar turk të mos përdoret në kolegjet arimore apo universitete, banka dhe biznese të tjera pa autorizimin e Turqsisë. Në rastin e kolegjeve arsimore, Ministria e Arsimit përmes një shkresë ka përcejll urdhërin në universitetet dhe drejtoritë arsimore rajonale për të monitoruara përdorimin e simboleve turke.
Plarent Ndreca: Me të drejtë ambasada e Turqisë ka kërkuar që simbolet turke dhe flamuri turk të mos përdoret pa autorizimin e përfaqësise diplomatike. Sipas të drejtës ndërkombëtare është shteti turk ai që ka të drejtën e autorizojë përdorimin e këtyre simboleve kombëtare.
Palerentë Ndreca, që mban detyrën e sekretarit të përgjithshëm të ministrisë së Arsimit, dhe ka frimosur dhe shkresë që ai e konsideron si një komunikim normal adminsitrativ u shpreh se në asnjë nga rastet nuk është konstatuar përdorimi i simboleve të paautorizuara, por paralajmërimi bëhet për ti paraprirë një situate të tillë.
Plarent Ndreca: Nga inspektimi nuk kemi konstatuar, por gjithësesi i kemi paraprirë këtij momenti duke e cuar këtë shkresë që drejtoria arsimore ta verifikojë dhe të merren masa kur vërehet një fakt i tillë.
Që në vitin 2015, disa institucione arsimore në Tiranë të njohura si investime të biznesmenit Fetullah Gulen që jeton në SHBA konsiderohet nga Presidenti Erdogan si organizatë terroriste. Këto kolgje arsimore, sipas ministrisë së Arsimit janë licensuar dhe vijonë aktivitetin e tyre normale konfomr ligjit dhe programet e tyre janë të akredituara.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/heqja-e-simboleve-turke-ne-shkolla-ndreca-me-kerkese-te-ambasades/