Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shqipëria nuk ka vetëm vullnetin për të kryer reforma, por dhe mbështetjen e jashtëzakonshme të partnerëve si BE dhe SHBA. Gjatë fjalës së mbajtur me rastin e 25 vjetorit të anëtarësimit të shqipërisë në OSBE, ministri i Jashtëm u ndal te reformat e ndërmara në mënyrë të veçantë, edhe në reformën në drejtësi, si një nga reformat më madhore për vendin, ku edhe OSBE ka dhënë kontribut për realizimin e saj.
Sipas ministrit të Jashtëm shqiptar ?Qëllimi i reformës në drejtësi është që të sigurohet pavarësia e sistemit, llogaridhënia, profesionalizmi dhe efektiviteti, si dhe çrrënjosja e korrupsionit. Ky shtoi Bushati është një proces sfidues, i mbushur me vështirësi, por, ne kemi vullnetin politik për ti kryer reforma.
Ministri Bushati përsëriti edhe një herë kërkesën e Shqipërisë dhe të shumë shteteve të tjera pjesëmarrëse të OSBE-së që Kosova të jetë pjesëmarrëse në diskutimet që zhvillohen në forumet e kësaj organizate.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bushati-ne-osbe-shqiperia-vullnet-e-mbeshtetje-nga-shba-be-per-reformat/