http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shtohen rastet e dhunës dhe sjelljeve fyese ne shkolla. I njohur ndryshe me termin ?bulizem?, ai është kthyer ne nje problem shqetësues edhe ne vendin tone. Nxënës qe dhunohen fizikisht, fyhen, persekutohen me sharje dhe nofka te ndryshme nga moshataret e tyre apo me te rritur. Sipas nje vrojtimi te bere nga Këshilli i Europes nxënësit bien viktima te buliznmit te paktën 2 here ne muaj. Ky fenomen është me i përhapur tek moshat 11 deri 15-vjeç. 13% e 11-vjeçareve janë përballur me forma te ndryshme te dhunës. Ndërsa katër ne dhjete fëmijë tregojnë se ndihen te sulmuar dhe te kërcënuar nga te tjerë edhe nga gjuha e urrejtjes online. Per shtimin e rasteve te bulizimit ne shkolla, zv/Ministria e Arsimit fajëson politiken dhe shoqërinë shqiptare. Gjate dy viteve te ardhshme, Ministria e Arsimit me mbështetjen e Këshillit te Evropës dhe Bashkimit Evropian, përmes nje projekti pilot, do te bashkëpunojnë per parandalimin e bulizimit ne shkolla.