Klement Zoraqi tregon “Rrënjët” - News, Lajme - Vizion Plus

2016-11-03 26

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga kemi ardhur dhe ku po shkojmë? Kjo është pyetja që te shoqëron teksa bëhesh pjese e rrugëtimit artistik të Klement Zoraqit. Profesori i shumë piktorëve, por edhe atyre që sot janë mësues ne Liceun Artistik, rikthehet në Muzeun Historik Kombëtar me një ekspozitë që nuk i ngjan aspak asaj të fundit ku peizazhi ishte kryefjala. Sepse në ekspozitën ?Rrënjët?, çdo ngjyrë rrëfen pak trashëgimi kulturore. Akuarel në letër, vaj apo pastel mbi kanavacë, herë-herë edhe një miks teknikash, rikthejnë edhe Klementin e dikurshëm që kërkon të nxjerrë nga pluhuri teknikat e thjeshta. Ekspozita me 60 punime të reja të Zoraqit, do ta presë publikun në Muzeun Historik Kombëtar deri më 6 nëntor.

Free Traffic Exchange