Ora News – Kuzhinierja e Enverit rrëfen kujtimet dhe çfarë preferonte diktatori

2016-11-03 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

E lindur në qytetin e Vlorës, 85 vjecarja Male Gumi, është nga nostalgjikët e paktë të Enver Hoxhës. Po çfarë e lidh të moshuarën me diktatorin e komunizmit? Teksa ditët në shtëpinë e të moshuarve në Gjirokastër, ka kaluar tre dekada nga jeta e saj duke gatuar për diktatorin, rrëfen me nostalgji, momente nga periudha kur jetonte në vilën rezidenciale në Vlorë, të ish udhëheqjes së periudhës komuniste.
Male Gumi: Njeri me kulturë, njeri i urtë, shumë i edukuar, gojëmbyllur. Vija u thërrisja mirëmëngjesi dhe u shërbeja. Këtë kisha unë. Rrinin në sallon. Kur ishte dimër ndiznim oxhakun.
E moshuara rrëfen se rridhte nga një familje e varfër me shume motra e vëllezër si fëmija i gjashtë në familje, por ajo kurrë nuk e kishte menduar që atë ditë dhjetori do të shkelte në rezidencën numër 2 në Vlorë, aty ku vinte e qëndronte së bashku me familjen Enver Hoxha.
Male Gumi: U shërbeja mirë dhe shpejt e shpejt. Atëherë isha e shkathët. Enver Hoxha ishte i kënaqur shumë. Kur kishte të huaj, na merrnin e më çonin në Tiranë, në Pallatin e Brigadave. U kam shërbyer të gjitha delegacioneve me radhë, italianë, francezë, gjermanë, etj. I shërbeja Mehmet Shehut, Hysni Kapos, Ramiz Alisë, të gjithë Byrosë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kuzhinierja-e-enverit-rrefen-kujtimet-dhe-cfare-preferonte-diktatori/

Free Traffic Exchange