Debatet dhe polemikat e pazakonta për krimet e komunizmit janë zhvendosur në Kuvend. Partia Demokratike i është rikthyer luftës me Enver Hoxhën dhe regjimin komunist, duke depozituar një rezolutë, e cila parashikon dënimin e Enver Hoxhës dhe sidomos krimeve komuniste ndaj klerit.
Deputetja Jozefina Topalli përmendi një nga një 40 klerikët e pushkatuar në Shkodër dhe vuajtjet e tyre, ndërsa kërkoi 1 minutë heshtje në nderim të tyre. Të gjithë deputetet e pranishëm në seancë u ngriten në këmbë, për të nderuar klerikët e pushkatuar nga regjimi.