Pas zbulimit të një magazine droge në periferi të Rrëshenit një ditë më parë, të përshtatur për tharjen e bimëve narkotike, policia thotë se janë arrestuar 22 persona, ndërsa 9 të tjerë po procedohen në gjendje të lirë.
Ende nuk ka shifra zyrtare për sasinë e drogës së kapur që dyshohet të jetë me tonelanata, megjithatë policia sqaron se po vazhdojnë veprimet për peshimin dhe asgjësimin e plotë të saj.