Masat e policisë për sigurinë gjatë 24 orëve, 5 të arrestuar

2016-11-03 0

Policia rrugore po vijon masat për rritjen e parametrave të sigurisë.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë territorin e vendit janë arrestuar 5 drejtues mjetesh, 3 në gjendje të dehur dhe 2 pa leje drejtimi.

Në këtë kuadër janë pezulluar 46 leje drejtimi, nga të cilat: 5 për drejtim mjeti nën efektet e alkoolit, 32 për shpejtësi tej normave të lejuara dhe parakalime të gabuara, 9 për semafor e shkelje të tjera.