Report TV - Tre kushte Brukselit, Basha grup lobimi për të shtyrë negociatat

2016-11-03 0

Partia Demokratike përshkallëzon retorikën dhe lëvizjet kundër çeljes së negociatave për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke angazhuar një grup lobimi për shtyrjen e këtij procesi historik, pas zgjedhjeve të 2017. Sipas burimeve, gjatë mbledhjes së djeshme të grupit parlamentar demokrat, kryetari Lulzim Basha ka propozuar ngritjen e një grupi lobimi, për të bindur vendet anëtare të BE për kushtëzimin e hapjes së negociatave, me zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, luftën kundër drogës dhe zgjedhjet e lira. Gjatë ditëve në vijim, një delegacion me deputetë të Partisë Demokratike pritet të zbarkojë në Bruksel, për të lobuar në radhët e eurodeputetëve. Delegacioni do të denoncojë mungesën e vullnetit për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, përhapjen e fenomenit të kultivimit të drogës si dhe rrezikun që u kanoset zgjedhjeve parlamentare të 2017.

Free Traffic Exchange