"Po nuk na shiti Amerika armë, atëherë do t?i marrim nga rusët". Me këto fjalë presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte u tregua mospërfillës ndaj vendimit të administratës së Shteteve të Bashkuara për të pezulluar shitjen e planifikuar të 26.000 pushkëve vendit të tij.