Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha kishte një thirrje të drejtpërdrejtë për opozitën që mos futet në bojkot parlamentar pasi kjo do të ndikonte negativisht në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.
Në studion e lajmeve të Ora News, Gjosha vlerësoi rolin që ka një opozitë, por tha se rruga më e mirë është dialogu dhe Kuvendi është vendi ku mund të dialogohet.
Gjosha u shpreh optimiste se në datën 9 nëntor Shqipëria do të marrë një rekomandim pozitiv nga BE, që më pas ne mbledhjen e dhjetorit të ministrave të Jashtëm të BE të hapet edhe rruga e negociatave.
Gjiosha: Unë jam optimiste sepse ne kemi punuar shumë që Shqipërisë ti jepet një rekomandim pozitiv këtë vjeshtë ose pas pak ditëshm, kur KE të raportojmë për ecurinë që Shqipëria ka pasor kohet e fundit. Ajo çka ndodhi me reformën në drejtësi ishte lajmi më i mirë për shqiptarët, por edhe për ndërkombëtarët të cilët kanë investuar te kjo reformë. 9 nëntori duhet të jetë ditë pozitive për shqiptarët.
Ky është vetëm hapi i parë i procesit, ku KE raporton mbi ecurinë që ka pasur Shqipëria për 5 prioritetet mbi kriterin ekonomik dhe politik. Nese do të marrim një rekomandim pozitiv, ky do të ishte një radhë të parë një vlerësim nga ana teknike e procesit dhe më pas do të kalojmë në Këshill ku do të jetë një takim në dhjetor me ministrat e Jashtëm të BE.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/gjosha-optimiste-me-9-nentor-do-te-marrim-rekomandim-pozitiv/