“Të forcohet lufta ndaj drogës” - News, Lajme - Vizion Plus

2016-11-02 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëjnë apel për luftë më të fortë ndaj kultivimit dhe trafikimit të drogës në Shqipëri. Ambasadori amerikan Donald Lu, ka deklaruar se qeveria duhet të bëjë më shumë me mbështetjen edhe te partnereve ndërkombëtare.?Është e qartë për mua se puna e Guardia di Finanza, shërbimit italian, ka ardhur në përfundimin se kultivimi i drogës është rritur gjatë viteve të fundit. E kam thënë më parë dhe e përsëris, e gjithë qeveria shqiptare duhet të bëjë më shumë. Si partner të huaj mendoj se edhe ne duhet të bëjmë më shumë. Agjencia amerikane antidrogë DEA po punon shumë ngushtë me autoritetet shqiptare për të arrestuar trafikantët e drogës, peshqit e mëdhenj. Ne jemi të fokusuar në mënyrë të veçantë në trafikimin e herionës dhe kokainës. Po ashtu ne po mbështesim policinë kufitare dhe doganat për të kapur drogën që hyn apo del nga Shqipëria.Dua të them se ka njerëz në media që janë kritikë mbi çka po ndodh tani dhe luftojnë në media mbi problemin e drogës. Ajo që u kërkoj atyre është të ndalojnë të përplasen dhe të përpiqen të gjejnë një mënyrë që së bashku të njohim problemet serioze që po ndodhin në Shqipëri dhe të punojnë së bashku për t?i zgjidhur ato.?Reforma në sistemin e drejtësisë për ambasadori Lu është një tjetër sfidë. Ai tha se zbatimi i procesit të kontrollit të figurës dhe pasurisë së gjyqtarëve e prokurorëve në Shqipëri është i një rëndësie paresore. Prerazi Donald Lu u shpreh se nuk ka kthim pas.?Plani A apo B për zbatimin e procesit të Vettingut janë të njëjtat, është respektimi i autoritetit të Gjykatës Kushtetuese dhe të zbatohet Kushtetuta e Shqipërisë. Besoj se janë dy mundësi: Gjykata mund të vendosë të zbatojë ligjin, çka do të thotë që më pas Qeveria dhe Kuvendi të zbatojnë ligjin me mbështetjen e monitoruesve ndërkombëtarë. Së dyti, Gjykata mund të gjejë probleme në ligj, çka do të duan ndryshime dhe do ta kthejnë atë në Parlament dhe unë shpresoj që Parlamenti shumë shpejt të bëjë ato ndryshime dhe të rimiratojë ligjin. Reforma do të ecë përpara pavarësisht këtij momenti.Mendoj se është normale që shqiptarët të jenë pak të shqetësuar për zbatimin e kësaj reforme të madhe. Kjo reformë është e pakthyeshme, është adaptuar nga një mbështetje e jashtëzakonshme në Parlament dhe është pjesë e Kushtetutës tuaj. Nuk ka asnjë kthim pas.?Për herë të parë, ambasadori amerikan i lejojë vetes luksin për të gjykuar punën e qeverisë shqiptare. Madje shkoi deri atje sa të vendosë edhe nota, të cilat i përkisnin skajeve krejt të kundërta të vlerësimit.?Disa nga ministritë e këtij vendi do t?i vlerësoja me notën 10 (dhjetë), disa ministrive të tjera do t?u vija 0 (zero). Kjo qeveri po bën një punë të rëndësishme dhe reforma, por pjesë të qeverisë po zhgënjejnë popullin shqiptar. Pyetja do të ishte se cilët janë ata me 10 (dhjetë) dhe cilët me 0 (zero)? Si një i huaj në vendin tuaj, nuk më takon mua t?jua them.?Deklaratat dip...