Ora News – Boçi: Maturantët ekselencë zgjodhën arsimin privat, mijëra kuota bosh

2016-11-02 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Opozita pretendon se maturantët më të mirë mbetën jashtë dyerve të universiteteve, ndërsa vazhdon të ketë mijëra kuota bosh në institucionet e arsimit të lartë, pavarësisht se afati i regjistrimit ka përfunduar tashmë.
Deputeti Luçiano Boçi, u shpreh se reforma në arsimin e lartë ka dështuar, ndërsa kryeministri sipas tij, vazhdon talljen me arrogancën. Sipas Boçit, asnjë justifikim nuk e mbulon sot dështimin e Edi Ramës.
Boçi: As data 20 tetor, as data 27 tetor dhe as data 1 nëntor, që ishte një tjetër afat për regjistrime, nuk po dhanë fund kalvarit të stresit të maturantëve.
Sot, degë të dëshiruara e të preferuara si Ekonomik, Inxhinieria Mekanike, Teknologji informacioni, Logopedi, Fizioterapi, që deri dje kishin një listë të gjatë pritjeje, janë nën kapacitetin e tyre. Sot, universitete si ai i Gjirokastrës kanë 5 ose 6 studente të regjistruar në disa degë. Pse ndodh kjo?!

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/boci-maturantet-ekselence-zgjodhen-arsimin-privat-mijera-kuota-bosh/