Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministria e Financave ka mbyllur diskutimet me Fondin Monetar Ndërkombëtar për buxhetin e vitit 2017. Ky buxhet pritet të ketë një rritje te te ardhurave dhe kursime ne disa zëra të shpenzimeve, gjë kjo që sipas ministries pritet te sjellë një suficit primar prej 0.7%.
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj dhe drejtuesja e misionit te Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqiperinë Anita Tuladhar, kanë prezantuar për mediat dakortësine për buxhetin e vitit 2017.
Ne fjalën e tij, Ministri Ahmetaj u shpreh se ky buxhet pritet te ulë borxhin publik me 3% dhe një rritje ekonomike më të madhe se në 2016-en. Kjo rritje ekonomike do te vij si fuqizim i të ardhurave nga mbledhja e tatimit mbi pronën, dhe atyre lidhur me naftën.
Ahmetaj: Arsye, qëllimi i FMN ishte buxheti i vitit 2017 dhe pritshmëria e këtij viti. Rigjallërimi i rritjes ekonomike do të ndikojë dhe në rënien e mëtejshme të papunësisë që ka dhënë shenja pozitive që vitin e kaluar.Në ditët në vijim do të kemi një takim specifik mbi Buxhetin
Ndërsa Znj.Tuladhar tha se kushti vetëm për këtë buxhet është që qeveria të shlyej detyrimet e prapambetura në njesitë vendore dhe të mos krijohen te reja. Plani final I buxhetit për vitin 2017 pritet te dalë javën e ardhshme.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/ministria-e-financave-dhe-fmn-prezantojne-dakordesine-per-bxhetin-2017/