Ora News – Projektbuxheti 2017, shpenzimet pësojnë rritje

2016-11-02 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Projektbuxheti i vitit të ardhshëm do të jetë 436,4 miliardë lekë me një rritje të lehtë krahasuar me këtë vit.
Ajo që bie në sy është fakti se zëri i shpenzimeve ka pësuar rritje e ndikuar kjo sidomos nga rritja e pagave dhe pensioneve. Në tabelën e zërave konstatohet se shuma për rritjen e pagave të administratës do jetë 6 miliardë lekë ndërsa për pensionet 2.9 miliardë lekë.
Aktualisht qeveria ka zyrtarizuar rritjen e pagave për disa kategori, siç janë mësuesit me 10 % dhe policët me 17 %, ndërsa për pensionet përflitet për një rritje më modeste deri në 3%. Në projekt buxhetin e viti të ardhshëm, parashikohet gjithashtu një rritje e fondit edhe për ish-të përndjekurit me 400 milionë dhe për kompensimin e ish-pronarëve parashikohet një shtesë prej 2 miliardë lekësh.
Me rënie të ndjeshme janë shpenzimet për buxhetin lokal, që pritet të jetë 40.6 miliardë lekë, nga 48.3 miliardë lekë vitin e mëparshëm.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/projektbuxheti-2017-shpenzimet-pesojne-rritje/