Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i Bujqësisë Edmond Panariti i ka bërë apel drejtuesve vendorë që të marrin masa për hapjen e tregjeve që plotësojnë standardet e sigurisë për konsumatorët.
Gjatë inaugurimit të tregut Agro-Blegtoral në Laknas, Panariti tha se vetmja mënyrë për të kontrolluar tregtimin e gjësë së gjallë është hapja e tregjeve të tillë.
Panariti: Edhe ato tregje kaotike që për fat të keq vazhdojnë të ekzistojnë, siç është tregu i Milotit, Krujës, Rrogozhinës, të reagojmë, e kam fjalën për autoritetet vendore, që kanë për detyrë ndërtimin e këtyre tregjeve.
Kryetari Këshillit të Qarkut Tiranë Aldrin Dalipi tha se tregje të tilla janë mbështetje e forte për luftën kundër kontrabandës në këtë sektor. Përcaktimi i një trego agro-blegtoral ka qenë nisë këshillit të qarkut Tiranë.
Dalipi: Të gjitha këto vendime që ne kemi marrë ndikojnë shumë në luftën ndaj kontrabandës, korrupsionit dhe abuzimit në këtë fushë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/panariti-njesite-vendore-te-hapin-sa-me-pare-tregjet-agro-blegtorale/