Ora News – Urdhërat e profesionistëve: Të ndahet mjekimi i gabuar nga neglizhenca

2016-11-02 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Urdhërat e profesionistëve kërkojnë ndryshimin e kodit penal në drejtim të dënimit të mjekëve. Urdhëri i mjekëve, ai i infermierëve dhe i stomatolgëve propozuan në komisionin parlamentar të shëndetësisë ndarjen e mjekimit të gabuar nga neglizhenca, pasi, sipas tyre gabimet mjekësore po trajtohen si krime me procedimin e 20 mjekëve në dy vitet e fundit.
Fatmir Brahimaj: Në 2015 në SHBA janë dënuar vetëm 3 mjekë, tek ne janë proceduar 12 mjekë dhe sivjet jemi tek 8-ta.
Sabri Skënderi: Nuk duhen trajtuar gabimet mjekësore si krime, me ndërhyrje, me arrestime, me pezullime të menjëhershme nga puna.
Gabimet mjekësore vlerësohen nga OBSH si shkaku i tretë i vdekjes, pas sëmundjeve tumorale dhe atyre kardiovaskulare. Në Shqipëri sistemi shëndetësor ka probleme me vetëraportimet e mjekëve në rast gabimit, dhe mungesa e dëmshpërlimeve për pacientët.
Isuf Kalo: Ne nuk raportojmë sesa demë u bëhen të sëmurëve në spitale. Ne nuk kemi ndërgjegjen e raportimeve sepse është terrori i frikës. Neve deri më sot i kemi hyrë në hak të sëmurëve dhe meqë të sëmurët nuk kompesohen për fajin, marrin fusin në burg doktorët.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/urdherat-e-profesionisteve-te-ndahet-mjekimi-i-gabuar-nga-neglizhenca/

Free Traffic Exchange