Ora News – Nuk ka reformë zgjedhore!

2016-11-02 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ligji elektoral do të jetë i njëjtë dhe në zgjedhjet e ardhshme politike, pasi afatet kohore pamundësojnë një reformë të thellë. Konstatimi vjen nga koalicioni i vëzhguesve vendorë. Por për politologun Afrim Krasniqi, kjo situatë ishte e pritshme pasi partitë kryesore politike nuk e duan reformën.
Mungesa e vullnetit politik po rrezikon reformën zgjedhore, duke e lënë atë në kuadër të disa ndryshimeve të vogla teknike që nuk pasqyrojnë rekomandimet e OSBE/OHDIR.
Shqetësimi ngrihet nga Shoqatat që monitorjnë proçeset zgjedhore, ku përfaqësuesja e Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë, Gerta Meta, tha se afatet kohore në dispozicion të politikës për ndryshimin e kodit janë drejt fundit.
Meta: Një reformë gjithëpërfshirëse dhe një reformë e thelluar do kohën e vet për tu reflektuar ashtu siç duhet dhe jo për tu bërë reforma gjysmake të cilat sjellin pasoja të rënda për proçeset zgjedhore në prekjen e standarteve të proçeseve zgjedhore në Shqipëri.
Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë i bën thirrje politikës për 3 ndryshime thelbësore në ligjin elektoral.
Meta: Konkretisht në lidhje me financimin e partive politike. Një moment i dytë është dekriminalizimi, si do ta realizojë KQZ.Ajo që është shumë e rëndësishme është dhe vota e emigrantëve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nuk-ka-reforme-zgjedhore/