Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Është konfirmuar tashmë se në zonën e ish-pularisë në Mirditë ndodhen tre ton droga dhe pritet ndërhyra e FNSH dhe policisë për të zhvilluar operacionin e sekuestrimit të kanabisit.
Kjo sasi droge u denoncua edhe nga deputeti i PD, Flamur Noka.
Gazetari i Ora News, Elivs Hila na informon se bëhet fjalë për një sasi të madhe droge që dyshohet se është zbuluar në godinat e ish-pulatrisë në hyrje të Rreshënit.
Drejt vendit të ngjarjes janë nisur FNSH dhe policia e Lezhës. Nga informacionet e para bëhet e ditur se rreth 3 ton drogë ndodhen në këtë zonë. Policia nuk ka dhënë asnjë informacion për këtë sasi droge. Pritet ndërhyrja.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/konfirmohen-3-ton-kanabis-ne-rreshen-pritet-nderhyrja-e-fnsh/