Report TV - Fier, derdhja e hidrokarbureve ndotet sërish lumi Gjanica

2016-11-02 3

Ndotja e Lumit Gjanica vijon të mbetet një problem serioz për qytetarët fierakë.

Pavarësisht ndërhyrjes për pastrimin dhe zgjerimin e tij, ndotja në këtë lumë vijon të jetë alarmante.

Banorët thonë se ndotja e lumit vjen si pasoje e derdhjes së mbetjeve hidrokarbure nga rafineria e naftës në Ballsh dhe Fier.

Qytetaret shprehen se era e keqe, sidomos në mbrëmje, është kthyer në një makth për ta.

Nga derdhja e hidrokarbureve dhe kimikateve të ndryshme uji i lumit është bërë i zi. Ndotja alarmante kërcënon seriozisht edhe shëndetin e banorëve.

Free Traffic Exchange