Report TV - Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi prezantojnë partinë e re, LIBRA

2016-11-02 2

Deputetët Ben Blyshi dhe Mimoza Hafizi kanë prezantuar sot partinë e re "Lista e Barabartë" e cila do të quhet ndryshe edhe LIBRA.

Prezantimi i kësaj force të re politike është bërë përpara simpatizantëve në sallën e Akademisë së Arteve, në Tiranë.

Në fjalën e tij, Blushi u shpreh se kjo parti ka në themel besimin se Shqipërinë mund ta bëjnë vetëm shqiptarët. ?Ne kemi një ide, e cila na është kthyer në bindje, guxim, vullnet. Kjo ide është LIBRA. LIBRA si organizatë politike e formuar nga shqiptarët, për shqiptarët. Kam nderin të jem pjesë e LIBRA-s më i bindur se kurrë.