A ka mundësi që shqiptarët të votojnë për parti maqedonase?

2016-11-01 0

A ka mundësi që një pjesë e elektoratit shqiptar të votojë parti Maqedonase? Kjo mundësi shfaqet në disa sondazhe, por një fenomeni të tillë iu referua edhe vetë Ali Ahmetit, kryetar i BDI-së, në fjalimin e tij para rinisë partiake. A është më shumë një zhgënjim euforik çasti me klasën politike?A është mungesë ofertash nga subjektet shqiptare, duke përfshirë, pozitë e opozitë? Apo është mbase pjekje ideologjike e votuesve apo një akt emocional që vjen nga kriza politike që megjithatë nuk ka në thelb marrëdhëniet ndëretnike? Për të gjitha këto do flasin Ymer Ismaili, profesor universitar, Biljana Sekullovska, gazetare dhe Albert Musliu, analist.