Halloweeni i fundit në Shtëpinë e Bardhë - Top Channel Albania - News - Lajme

2016-11-01 0

Halloweeni i fundit në Shtëpinë e Bardhë për Presidentin Obama dhe Zonjën e Parë, Michelle ishte një festë e mbushur me argëtim, humor, ushqime të shijshme, muzikë dhe kërcim. Më shumë se 4 mijë njerëz, më së shumti fëmijë të ushtarakëve amerikanë dhe ata të zonës, u mikpriten me ngrohtësi nga familja Obama.