Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Demokratike i ka hapur derën për bashkëpunim Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Nënkryetari Edi Paloka, tha se nëqoftëse aleati kryesorë në qeveri, mendon se kryemsinitri Edi Rama nuk garanton zgjedhje të lira, bashkëpunimi për largimin e tij është i mirëpritur si me çdo forcë tjetër politike që ka këtë qëllim.
Tirane- Partia Demokratike është e hapur për bashkëpunim me Lëvizjen Socialiste për Integrim, në betejën për largimin e kryeministrit Edi Rama. Kështu u shpreh nëkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, i cili tha se LSI-duhet të vendosë nëqoftëse është me kryeministrin që sipas tij zhyti vendin në krim dhe korrupsion apo me qytetarët shqiptarë që kërkojnë zgjidhje.
Edi Paloka: ?Nëse LSI bindet që me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira dhe i bashkohet aksionit tonë për largimin e Edi Ramës, si çdo qytetar, organizëm apo parti tjetër sigurisht që është e mirëpritur .
Duke i lënë derën hapur LSI-së, Paloka, rithksoi dhe një hërë aksionin opozitar për protesta popullore deri në bojkot të plotë parlamentit për largimin e qeverisë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pd-i-hap-deren-lsi-se/