http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë pasditen e së mërkurës trupin diplomatik ne sallën e hartave, për të diskutuar me ta luftën e qeverisë kundër kultivimit dhe trafikimit të drogës. Vizion Plus mëson se gjatë këtij takimi ku do te jene te pranishëm te gjithë ministrat, kreu i ekzekutivit do t?u shpjegojë diplomateve hapat e ndërmarre nga ministria e brendshme dhe institucionet e tjera ligjzbatuese, në funksion të asgjësimit të drogës. Po ashtu Rama do të bëjë një pasqyrim të reformave të ndërmarra në vend. Ky takim i rëndësishëm vjen në prag të publikimit të raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë, ku do të bëhet e qartë dhënia ose jo e rekomandimit për çeljen e negociatave. Për situatën e narkotrafikut, zyrtarë të KE-së janë shprehur se ndjekin me shqetësim zhvillimet ne Shqipëri. Takimi i thirrur nga shefi i ekzekutivit shqiptar, vjen në një kohë kur opozita prej kohësh ka ndërmarrë një valë akuzash të forta në adresë të vetë kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm, duke i bërë ata përgjegjës për kultivimin qe sipas saj eshte shndërruar ne fenomen masiv. Në deklaratat e shpeshta demokratet kane ngritur akuza për përfshirje madje edhe të drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit ne kultivimin dhe trafikimin e kanabis satives. Por, një qëndrim krejt ndryshe ka mbajtur kryeministri Rama, i cili ka folur për histori suksesi në luftën e policisë në përballjen me krimin, trafikantët dhe kultivuesit e kanabisit. ndërkohë që opozitën e ka konsideruar si mjerane dhe mbrojtëse e aferave që deri dje ka përfituar në vetë të parë. Madje pak kohë më parë, ai ka publikuar një hartë, në të cilën tregoheshin plantacionet me drogë të mbjella gjatë viteve kur vendi qeverisej nga PD. Plantacione të cilat sipas Ramës janë mbajtur të fshehura qëllimisht nga drejtues të Ministrisë së Brendshme të asaj kohe.