Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ushtarakët në pension të prekur nga ndryshimet ligjore dhe akti normativ do të tërheqin nga dita e sotme paratë e tyre pranë sporteleve Postës Shqiptare. Janë 6000 ish-ushtarakët që figurojnë debitor në skemën e sigurimeve shoqërore dhe kësti i tyre është minimalisht 1500 lekë në muaj. Pagesat pritet të shlyhen deri në 31 maj 2017.
6000 ish-ushtarakë, që figurojnë debitor në skemën e pensioneve për shkak të ndryshimeve të ligjeve dhe aktit normativ të vitit 2010, do të marrin pagesat e tyre të paprapambetur nga 1 nëntori.
Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, tha se kësti do të jenë deri në 1500 lekë në muaj.
Hado:Nga data 1 nëntor dhe deri në 31 maj do të shlyhet komplet debia e mbledhur nga ana e Sigurimeve Shoqërore. Fillimisht do u japim të gjithë pensionistëve deri në 150 mijë lekë të vjetra. Të gjithë ata që e kanë poshtë 150 sasinë e lekëve do ti marrin të gjitha në një dorë. Dhe të gjithë pensionistët e tjerë që kanë më shumë se kaq për muajin e parë do të marrin 150 mijë lekë të vjetra dhe pastaj për 6 muajt e mbetur do të marrin 1/6 e vlerës që kanë për të marrë.
Fondi i lënë në dispozicion për të shlyer debinë e ushtarakëve ne pension është 370 mln lekë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/nisin-sot-pagesat-per-detyrimet-e-prapambetura-per-6000-ish-ushtarake/