“Droga, e vetmja punë e Ramës” - News, Lajme - Vizion Plus

2016-11-01 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lideri i opozitës Lulzim Basha ka akuzuar rivalin politik Edi Rama per rritjen e kultivimit te drogës ne Shqipëri. Gjate nje takimi me strukturat e partisë ne njësinë 11 ne kryeqytetet, kryetari i PD Basha ka vene ne dukje se te vetmet vende pune qe ka hapur kjo qeveri janë ato ne arat me kanabis dhe tashme hashashi është kultura bujqësore që kryeministri Rama u ofron fermerëve.?Flet me fermerët që s?kanë prodhim bujqësor dhe u thotë: ?Si jeni me kanabisin??. Kur e di fare mirë që kanabisi mbillet në Shqipëri vetëm me lejen e Edi Ramës dhe vetëm me të licencuarit e Edi Ramës, se kushdo tjetër që del jashtë kooperativës së kanabisit të Edi Ramës dhe Saimir Tahirit, goditet. Flet me mësuesit, ky që si model u solli shqiptarëve krimin, kriminelët, Elvis Roshin, Artur Bushin dhe Armando Prengën me kompani. E sheh veten e vet, në rastin më të mirë, si një drejtor burgu dhe shqiptarët si të burgosurit e tij që mund t?i keqtrajtojë njësoj si në kohë të diktaturës.?Basha ka ironizuar kryeministrin Rama ne lidhje me deklaratat per ecurinë e reformave dhe situatën ku e gjeti Shqipërinë kur erdhi ne pushtet.?Fajin për këto 3 vite të keqqeverisjes e paska Partia Demokratike, fajin e ka opozita, fajin e ka media, fajin e ka populli , vetëm Edi Rama nuk ka faj. Me këtë teori bredh nga jugu në veri. Shqiptarët kërkojnë zgjidhje dhe ne kemi ofruar një rrugëzgjidhje që kalon përmes bashkimit të të gjithë qytetarëve të të gjithë faktorëve politik e shoqëror në një aleancë të madhe vlerash për t?ia kundërvënë aleancës së drogës të krimit dhe të korrupsionit.?Sipas liderit te opozitës ne fund te mandatit qeverisja e se majtës nuk ka asnjë bilanc dhe te gjithë premtimet elektorale per 300 mije vende pune e per shëndetësi falas nuk jane mbajtur.