Investimet te “Siri Kodra” - News, Lajme - Vizion Plus

2016-11-01 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Zgjidhet problemi i përmbytjes ne rrugën ?Siri Kodra? ne Tirane. Investimi i ri i Bashkisë së Tiranës dhe UKT-së pritet t?i japë fund nje here e përgjithmonë problemit të mbartur prej vitesh.?Jam shumë i lumtur që i japim zgjidhje një problematike, e cila i ka lodhur jo pak qytetarët e Tiranës, sidomos banorët e dy zonave ?Don Bosko? dhe ?Siri Kodra?. Siç e patë, nga reshjet e fundit, rehabilitimi që bëmë te ?Don Bosko? dha efektin e parë, nuk patëm përmbytje. Me të mbaruar edhe ky investim, i cili është një kolektor dy herë më i madh, që shton kapacitetin e atij ekzistues për ujërat që mblidhen te Rr. ?Siri Kodra?, pra nga zona e Unazës deri te zona e Bregut të Lumit, shpresoj se kemi zgjidhur një problematikë shumë të madhe. Sigurisht, kur ka reshje të jashtëzakonshme, ashtu si një kulluese makaronash, e cila merr kohë deri sa të kullojë uji, edhe Tirana është si një kulluese e madhe makaronash, e shpuar nga ndërtimet mbi kolektorë e problematika të tjera, në të gjithë rrjetin e kanalizimeve?.Veliaj u ndal edhe tek puna e ujësjellës kanalizime gjate këtij viti. Sipas Velijat janë kryer 105 ndërhyrje në rrjet.?Në një vit është bërë punë sa në 10 vitet e fundit të marra bashkë. Kjo është një arsye pse qytetarët vazhdojnë të jenë korrektë me pagesën e faturës së ujit. Fakti që kemi investitorë të interesuar që të futen si aksionarë në UKT shton besueshmërinë dhe jo frikën, se kjo është një ndërmarrje e cila po menaxhohet mirë. Për sa kohë që ne vazhdojmë me këtë ritëm investimesh dhe qytetarët vazhdojnë me këtë korrektesë, jemi në rrugën e duhur?, shtoi Veliaj. Por, ai ka theksuar se puna në këtë lagje të Tiranës nuk mbaron me kaq, pasi aty do të investohet edhe për urbanizimin. ?Do të vijojmë rehabilitimin e kësaj zone, sepse nuk mjafton. Ambicia e vitit të kaluar ishte ajo për të mos u përmbytur, ambicia e këtij viti duhet të jetë për të urbanizuar zonën, me kënde lojërash, shkolla të reja.?Në këtë rrugë, rrjeti i kanalizimeve është i ndërtuar në vitet 70, dhe sipas kryebashkiakut problematika e përmbytje vjen për shkak të amortizimit.

Free Traffic Exchange