Shqiptarët në burgjet e Europës - News, Lajme - Vizion Plus

2016-11-01 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shqiptarët renditen te tretet nga 5 vendet qe kane numrin me te larte te te burgosurve ne vendet e Bashkimit Evropian. Lajmi i publikuar nga prestigjiozja ?Eu Observer? ka mbledhur të dhëna nga burgjet e 25 vendeve të BE-së, përveç Kroacisë Maltës dhe Qipros. Nga statistikat, vendi i cili ka me shume emigrante te burgosur është Maroku me 11.700 vete, pasohet nga Rumania me 11511 dhe ne vend te trete Shqipëria me 5722 shqiptarë te cilët popullojnë burgjet e vendeve te unionit. Sipas studimit, shumica e te burgosurve janë të dënuar për vjedhje ose grabitje me dhunë, shume prej te cilave janë kryer per shkak te gjendjes se renduar ekonomike. Ne raport nuk përjashtohen dhe te dënuarit pjese e bandave kriminale. Sipas ?Eu Observer? të dhënat zyrtare nga Komisioni Europian tregojnë se një i burgosur në burgjet e vendeve anëtare ka një kosto prej 99 euro në ditë. Nga përllogaritjet, kostoja e 5722 shqiptarëve është 205 milionë euro në vit, ndërsa ajo rumunëve mbi 400 milionë euro. Në total në burgjet e BE vuajnë dënimin mbi 600 mijë të burgosur, nga të cilët vetëm 33 mijë e 600, ose rreth 5 për qind vijnë nga vende të tjera, ndërsa pjesa tjetër janë rezidente. Vetëm ne burgjet shqiptare vuajnë dënimet 6500 te burgosur, gati 1 mije me shume se kapacitetet e lejuara.