Ora News – Kreditimi vazhdon të bjerë, BSH: Gjatë shtatorit kreditimi ka rënë me rreth 1 mld lekë

2016-11-01 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreditimi i ekonomisë ka vijuar që të bjerë edhe gjatë muajit shtator.Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë gjatë shtatori janë dhënë rreth 1 miliard lekë më pak kredi në krahasim kjo me një muaj më parë.
Kredia ka vijuar që të ketë një tendencën rënëse edhe përgjatë muajit shtator. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kredia ka rënë me rreth 1 miliard lekë në krahasim me muajin gusht të po këtij viti.
Ndërkohë që edhe gjatë shtatorit, përcaktuese ishte ecuria e kreditimit për biznesin. Ulja e kreditimit tregon se ekonomia vijon të jetë në ngërç.Totali i kredisë i dhënë gjatë shtatorit është 549 miliardë lekë nga 550 miliard që ishte gjatë gushtit të këtij viti.
Përfaqësuesit e bankave e shpjegojnë këtë situatë me faktin e mos dorëzimit të projekteve të mira nga biznesi por biznesi sjell te tjera argument kur thotë se bankat kanë shtrënguar kushtet e dhënies së një kredie.Përveç rënies së nivelit të kreditimit në vend shqetësim mbetet edhe rritja e huave me probleme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/bsh-gjate-shtatorit-kreditimi-ka-rene-me-rreth-1-mld-leke/