Report TV - Beqaj: Urgjenca kardiake 24/7, në një vit 800 pacientë shërbim falas

2016-11-01 1

Pas një viti të funksionimit për herë të parë 24 orë në 7 ditë të javës së urgjencës kardiake, rezulton se janë 800 jetë të shpëtuara dhe rreth 1,400 ndërhyrje të urgjencës të realizuara falas në QSUT për pacientët që vuajnë nga sëmundjet e zemrës.

Këto të dhëna janë bërë të ditura nga Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili ka zhvilluar mbrëmjen e djeshme një vizitë pune pranë Shërbimit të Hemodinamikës, i shoqëruar edhe nga shefi i këtij shërbimi, Prof. Dr. Artan Goda, si dhe Drejtorja e Përgjithshme e Qendrës Spitalore Universitare ?Nënë Tereza?, Ogerta Manastirliu.