Komisionieri i BE-së për Punët e Brendshme vlerëson luftën e Shqipërisë kundër kultivimit të kanabisit, në një letër dërguar ministrit Sajmir Tahiri. Dimitri Avramopulos inkurajon autoritetet shqiptare dhe thotë se mbështjeta e BE-së do të vazhdojë, siç ka qenë deri tani ajo për ngritjen e kapaciteteve për hetime dinamike dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftë kundër trafikut të drogës.