Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në kuadër të javës Kombëtare të Ujit, Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i shoqëruar nga deputetët e Partisë Socialiste, Ervin Bushati dhe Sadri Abazi, inspektuan ndërhyrjen që i jep zgjidhje një problemi dhjetë vjeçar të përmbytjeve në Rrugën Siri Kodra.
Veliaj: Siç e patë, nga reshjet e fundit, rehabilitimi që bëmë te ?Don Bosko? dha efektin e parë, nuk patëm përmbytje. Me të mbaruar edhe ky investim, i cili është një kolektor dy herë më i madh, që shton kapacitetin e atij ekzistues për ujërat që mblidhen te Rr. ?Siri Kodra?, pra nga zona e Unazës deri te zona e Bregut të Lumit, shpresoj se kemi zgjidhur një problematikë shumë të madhe.
Në këtë lagje ku nuk është ndërhyrë prej 50 vitesh ishte ambicja e vitit të kaluar për këtë zonë në Tiranë, e cila tashmë do të nisë investimet për urbanizimin.
Veliaj: Është bërë në një vit sa nuk është bërë në 10 vjet në UKT. Do të vijojmë rehabilitimin e kësaj zone, sepse nuk mjafton. Ambicia e vitit të kaluar ishte ajo për të mos u përmbytur, ambicia e këtij viti duhet të jetë për të urbanizuar zonën, me kënde lojërash, shkolla të reja.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kanalizimet-tek-siri-kodra-veliaj-investimi-shmang-permbytjet/